SHBA nuk do të dërgojë në Ukrainë avionë luftarakë F16. Kështu tha presidenti Joe Biden, duke njoftuar njëkohësisht udhëtimin e tij të ardhshëm në Poloni.
Nga ana tjetër presidenti Zelensky kërkoi nga fuqite Perendimorë që të miratojnë sa më shpejt vendimet e ndihmes ushtarake drejtuar Ukrainës.
“Vendimet” e marra nga aleatët “kanë qenë të mira, por është thelbësore që vendimet e forta të jenë në kohën e duhur. Është shumë e rëndësishme që ne të reagojmë shpejt”, shtoi Volodymyr Zelensky.
Ai specifikoi se Ukraina ka ndarë me partnerët “të gjitha informacionet e inteligjencës që marrim”.
“Nuk mund të ketë sekrete, unë kam besim në ushtrinë tonë. Mendoj se gradualisht do t’i ndalim rusët, do të përgatisim kundërofensivën tonë të madhe.”