Skip to content

Biden sulmon republikanët: Po minojnë votën!

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ishte një domosdoshmëri kombëtare të kalonte një ligj për të drejtën e votës dhe ai akuzoi Republikanët për udhëheqjen e një “sulmi ndaj demokracisë” ndërsa përpiqeshin të “minonin” ligjin zgjedhor.

Disa shtete amerikane të kontrolluara nga republikanët miratuan kufizime të votimit këtë vit, të mbështetur nga paraardhësi i Biden, Donald Trump.

Në një fjalim të zjarrtë në një qytet që konsiderohet vendlindja e kombit, Biden tha: “Në Amerikë, një sulm po ndodh sot; një përpjekje për të mbytur dhe minuar të drejtën e votës,” tha ai në një fjalim në Filadelfia, duke paralajmëruar një sulm ndaj demokracisë dhe lirisë.

Komplikimi i votimit të pakicave

Ai tha se kjo ishte “prova më e rëndësishme e demokracisë që nga lufta civile në shekullin e 19-të”.

Në qytetin ku u krijua Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta Amerikane, presidenti demokrat tha se mbrojtja e së drejtës së votës është “një sfidë e kësaj kohe”.

Ligji për të drejtën e votës po përballet me një betejë të ashpër në Kongres, ku Republikanët kanë bllokuar edhe debatin për të.

Biden kritikoi atë që ai e quajti një përpjekje për të minuar të drejtat e votës, për të komplikuar votimin për pakicat, veçanërisht afrikano-amerikanët.