Tridhjetë e një tanket e betejës “Abrams” që SHBA-ja do të dërgojë në Ukrainë, do të ndihmojnë Kievin për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse, por nuk duhet të shihen nga Moska si një “kërcënim fyes”, deklaroi sot në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Joe Biden.
“E gjithe kjo po bëhet për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë tokën ukrainase. Ky nuk është një kërcënim ndaj Rusisë”, u tha Biden gazetarëve.
Biden tha se dërgimi i tankeve amerikane në Ukrainë mund të përfshinte një proces i gjatë.
“Dorëzimi i këtyre tankeve në terren do të marrë kohë”, tha ai.
Njoftimi i Biden shënoi një ndryshim të madh për administratën e tij, e cila kishte thënë vazhdimisht se nuk kishte plane për të dërguar tanket.