Presidenti amerikan, Joe Biden, pas shpalljes fajtorë të 3 personave të gjykuar për vrasjen e personit me ngjyrë Ahmaud Arbery, tha se duhet të përkushtim në ndërtimin e të ardhmes së përbashkët, sipas tij, të bazuar në unitet dhe fuqinë e përbashkët ku askush të mos përjetojë frikën e dhunës për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Në deklaratën e tij me shkrim, Biden vuri në dukje se vendimi i marrë i regjistruar në video për gjykimin e ngjarjes ndaj Arbery që u përjetua përpara syve të gjithë botës, është një tregues se sa ka përparuar vendi në sistemin e drejtësisë racore.

Pasi rikujtoi Ditën e Falënderimeve nesër në SHBA, Biden duke vënë në dukje se edhe familja e Arbery dhe të dashurit e tyre meritojnë të kalojnë këto ditë ai bëri vlerësimin se “Vendimi i marrë tregon se ata që kryejnë këtë krim të tmerrshëm do të dënohen”.

“Duhet të përkushtohemi në ndërtimin e të ardhmes së përbashkët të bazuar në unitet dhe fuqinë e përbashkët ku askush të mos përjetojë frikën e dhunës për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre”, tha Biden, i cili deklaroi se hapi i ndërmarrë në gjykimin në fjalë tregon funksionimin e sistemit të drejtësisë, por sipas tij kjo nuk është e mjaftueshme.

 Gjykimi për rastin Arbery

Në qytetin Brunswick në Georgia, më 23 shkurt 2020 Gregory McMichael dhe djali i tij Travis McMichael, sulmuan 25-vjeçarin Ahmaud Arbery i cili po kryente vrapim.

Ngjarja shkaktoi zemërim kombëtar dhe të dyshuarit u arrestuan pasi videoja e sulmit që u filmua nga William Bryan, fqinji që shoqëronte agresorët u përhap në median sociale më 5 maj 2020.

Në regjistrimin 28 sekonda që u prit me reagim në vend, vërehet që babai dhe djali i tij i afrohen me kamionçinë Arbery, që Travis McMichael konfliktohet me Arbery dhe më pas që njeriu me ngjyrë goditet me armë dhe lëkundet para se të bjerë në tokë.

Avokatët e mbrojtjes pretenduan se të dyshuarit kanë mbrojtur veten e tyre kundër Arbery që kishte kryer krim në lagjen e tyre. Ndërsa prokuroria është shprehur se nuk ka ndonjë provë se Arbery kishte kryer krim dhe se gjatë periudhës që u vra ai vazhdonte shkollën teknike për t’u bërë elektricist.

Travis McMichael, Gregory McMichael ve William Bryan, në gjykimin për vrasjen e Arbery, u shpallën fajtorë për të gjithë akuzat si vrasje, sulm të rëndë, përpjekje për të kufizuar lirinë.

Është njoftuar se secili prej të dyshuarve pritet të marrin të paktën dënim me burg të përjetshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re