Skip to content

Biden triumfon edhe në Michigan, shumë pranë fitores së zgjedhjeve

SHBA – 

Kandidati për President, Joe Biden, është projektuar si fitues edhe në shtetin e Michigan, një shtet kyç me rëndësi shumë të madhe në zgjedhje.

Miçigan ka 16 vota elektorale, çka e kalon Biden me një total prej 253 votave, në raport me 213 që ka Trump, deri në këto momente. Kandidati që fiton 270 vota, bëhet president i SHBA-ve.

Kujtojmë se në vitin 2016, Miçigani u fitua nga presidenti Trump dhe ishte mjaft i rëndësishëm për fitoren e tij ndaj Clinton.

/TPZ.al/