Skip to content

Bie intensiteti i reshjeve në Bogë-Theth, këshillat për drejtuesit e mjeteve

Intensiteti i reshjeve në Bogë-Theth ka rënë, ndërsa mjetet borëpastruese po punojnë pa ndërprerje për pastrimin e dëborës, zgjerimin e pjesës kaluese dhe shpërndarjen e kripës për evitimin e ngricave.

Nga ana tjetër, pavarësisht reshjeve të shumta, rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë, dejtuesit e mjeteve apelohet të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.//