Jetëgjatësia mesatare në Gjermani ra ndjeshëm midis 2019 dhe 2021, sipas Zyrës kombëtare të statistikave, një ndryshim që i atribuohet numrit jashtëzakonisht të lartë të vdekjeve gjatë pandemisë së koronavirusit.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, jetëgjatësia tek vajzat e sapolindura vitin e kaluar ishte 83.2 vjet dhe për djemtë 78.2 vjet. Kjo ishte një rënie me 0.4, përkatësisht 0.6 vjet krahasuar me vitin 2019, viti i fundit para pandemisë.

“Arsyeja kryesore për këtë zhvillim janë shifrat jashtëzakonisht të larta të vdekjeve gjatë valëve të COVID-19”, thuhet në deklaratën e Zyrës.

Rritja e përqindjes së të moshuarve në popullsinë gjermane ka çuar në pritjet gjatë 20 viteve të fundit për rritjen e numrit të vdekjeve, tha zyra, ndërsa jetëgjatësia ishte rritur përpara pandemisë.

Para pandemisë së COVID-19, numri i vdekjeve rritej mesatarisht me 1-2 për qind në vit. Në 2020 vdekjet u rritën me 5 për qind ndërsa vitin e kaluar 4 për qind, treguan statistikat – që do të thotë se kishte 70 mijë deri në 100 mijë vdekje më shumë gjatë dy viteve nga pritet statistike.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re