Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e pyetur nëse do të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit me Ramën kryeministër, ka zgjedhur të mos japë një përgjigje të drejtpërdrejte, ndërsa u shpreh se ka kohë deri më datën e dekretuar nga presidenti.
Në një intervistë në ‘Kjo Javë”, Kryemadhi u shpreh se opozita ka një aksion, por që pjesë e aksionit, nuk është ende 13 tetori.
“Ka kohë për të vendosur. Për ne nuk është çështje date. Kjo është një betejë e cila është çështje fjalësh. Edi Rama qenka një minorancë e minorancës, sepse PS është në minorancë para popullit dhe Rama brenda PS është minorancë.
Unë them le të rri Rama se sa më shumë rri aq më shumë shtohen në LSI radhët e socialistëve të pakënaqur.
Para vendosjes së djegies të mandateve, çdo aksion opozitarë, kishte një proces që ecte pak me ngadalësi, për shkak edhe të emocioneve tona që kishim për të lëvizur gjërat shpejt.
Kemi kuptuar se të gjitha hapat e opozitës kanë qenë të kujdesshme, por edhe konspirative.
Ne kemi një strategji, sot nuk është 13 tetori, 13 tetori do dhe tre muaj, sot strategjia jonë është për të kuptuar se kush është Edi Rama”, tha Kryemadhi.
“E kam thënë dhe e them, nuk kemi frikë nga Edi Rama për të shkuar në zgjedhje me të.
Debati politik nuk është Edi Rama, janë standardet.
Nuk diskutohet cështja për zgjedhje të lira e të ndershme.
Ky person është një person që nuk rri dot pa futur duart në xhepat e të tjerëve.
Prej 21 vitesh e kemi në arenën politike, 21 vjet në pushtet. Cfraë ndodh? Ndodh që Rama gjithë jetën e tij, ka ndikuar në procese, më 30 qershor, bëri votime, i organizoi vetë dhe prape e preku, e ndyu edhe procesin e tij.
Edhe për ndërkombëtarët, ky njeri mund të thonte po 9 % votoi, edhe kjo ka votuar për ne. Po ky edhe këtë 9% e bëri pis.
Faktikisht kërkojmë largimin e Ramës, sepse është në minoranc në Parlament.
85% e shqiptarëve e refuzuan. Në 2017, dosja 339 tregon haptaz se ka vjedhje dhe futje duarsh në kutitë e votimit dhe blerje vote në masë, nga bandat e krimit të organizuar.
I kanë përgjuar segmente të antridrogës ndërkombëtare. Ky zotëri ka 6-7 mandate të grabitur.
Nëse do ishin koalicionet Rama nuk do kishte as 60 mandate”, vijoi më tej Kryemadhi.