Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në ambientet e stadiumit gjatë ditës së sotme, ka miratuar me shumicë votash ndryshimet statutore, që sipas tyre zhbëjnë çdo vendim të mëparshëm të marrë nga strukturat drejtuese të PD-së.

Me votim gjatë ditës së sotme, anëtarët e Kuvendit Kombëtar, do të votojnë në mënyrë të fshehtë për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit, që më pas do të kalojë për Referendum dhe në datën 18 Dhjetor. Në këtë datë Lulzim Basha kishte parashikuar mbajtjen e Kuvendit të tij, por me vendimin e sotëm ai bëhet i pavlefshë.

Në Kuvendin e sotëm është ndryshuar edhe vula e Partisë Demokratike.

Delegatët kanë ngritur dorën duke miratuar nenin 8 të statutit i cili e bën PD-në me një vulë të re, e cila kthehet tek simbolet e vjetra.

Kjo vulë e re e dalë nga kuvendi me 4934 anëtarë i heq të drejtën Bashës dhe kryesisë së PD për të prodhuar dokumenta me vulën e vjetër duke e bërë të humbi përpos shumicës edhe simbolin. Ky qe një ndër 67 nenet e ndryshuara të statutit që kuvendi 11 dhjetorit miratoi me shumicë.

Sipas vendimeve të marra sot, Partia Demokratike do të drejtohet në rast të shkarkimit të Bashës nga Komisioni i Rithemelimit.

Partia do drejtohet në këtë mënyrë deri në zgjedhjet e reja të organeve drejtuese. Ndërkohë do jetë Kuvendi i 22 marsit të vitit të ardhshëm që do konfirmojë këto organe drejtuese.

LISTA

Agron Shehaj

Albana Vokshi

Aldo Bumçi

Arben Ristani

Belind Këllici

Blendi Himçi

Bujar Nishani

Çlirim Gjata

Edith Harxhi

Edi Paloka

Edmond Spaho

Eno Bozdo

Ervin Minarolli

Flamur Noka

Genc Deromemaj

Genc Pollo

Gent Strazimiri

Rigels Muçollari

Ivi Kaso

Keltis Kruja

Klevis Balliu

Ledina Mandija

Luan Baçi

Lorenc Luka

Mimoza Hajdarmataj

Oerd Bylykbashi

Sali Berisha

Evi Kokalari

Tritan Shehu

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re