Mund të themi pa frikë që qytetarët e Beratit kanë qenë shumë me fat sot, teksa nga zona e Kalasë është shkëputur një masiv shkëmbor duke rënë poshtë në rrugë.

Siç shihet edhe nga foto e postuar nga një qytetar, Namir Lapardhaja, masivi nuk ka shkaktuar asnjë dëm, edhe pse ajo është një nga rrugët më të qarkulluara të qytetit. Lapardhaja shkruan më tej duke thënë se derimë tani askush nga institucionet nuk është paraqitur në vendin ku masivi ka rënë.

“Keshtu u gdhi Berati sot. Masiv shkembor ne nje prej zonave ku ne nje ore dhe moment tjeter mund te kishte bere hatane ne njerez, pa llogaritur demet materiale te makinave. Asnje institucion shteteror ne vendngjarjeje (te pakten, deri nje ore me pare).

Perafersisht nje vit me pare, kur ra termet ne Berat, e ngrita si shqetesim ne keshillin bashkiak te Beratit pikerisht rrezikun mjaft te madh qe ka ky segment rrugor si pasoje e shkembinjve ne ate zone dhe masave te domosdoshme qe duhen marre. Kuptohet, ashtu si edhe ne raste te tjera, askush nuk e vuri ujin ne zjarr. Uroj dhe shpresoj qe, perderisa te gjendet nje zgjidhje, te mos kete deme ne njerez. Deri tek zgjidhja, Zoti na ruajte, pra!”, shkruan Lapardhaja bashkëngjitur fotos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re