Bie numri i lëvizjeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.

Burime zyrtare per Vizion Plus bëjnë të ditur se gjatë 24 prëve të fundit kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet kësaj pike doganore 3054 shtetas.

Të njëjtat burime thanë se edhe gjatë këtyre orëve numri më i lartë ka qënë në dalje me 1625 shtetas çka tregon se shtetasit shqiptarë vazhdojnë të përdorin Maqedoninë e Veriut për të kalur tranzit drejt Greqisë.

Në kushte të tilla autoritetet kufitare punojnë me katër sportele nga pesë sportele që kanë pasur fundjavën e kaluar. I njëjti fluks lëvizjesh në hyrje dhe dalje ka qënë edhe gjatë ditës së sotme bëjnë me dije burimet zyrtare pranë kësaj pike kufitare.

Nga ana tjetër gjatë 24 orëve të fundit nga Greqia në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 242 shtetas si dhe 145 mjete.  Në të dy pikat kufiate të Qafë Thanës dhe Kapshticës mungon kontrolli mjekësor.