Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID19 në 24 orët e fundit në vend, pasi janë regjistruar vetëm 290 raste nga 766 testime të kryera.

Nga krahasimi i numrit të të prekurve me virusin nga një ditë më parë, rezulton se janë 672 persona më pak. Gjithsesi numri i të testuarve gjatë ditës së djeshme ka qenë plot 2245 qytetarë.

 

Ndërkohë është shënuar edhe një humbje jete në territorin e Shqipërisë.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 766 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 290 qytetarë, në këto bashki:

 

 

79 në Tiranë, 45 në Fier, 15 në Vlorë, nga 13 qytetarë në Durrës, Kavajë, 12 në Shkodër, nga 11 qytetarë në Lushnje, Berat, nga 10 qytetarë në Vorë, Sarandë, nga 7 qytetarë në Divjakë, Gjirokastër, 6 në Gramsh, nga 5 qytetarë në Lezhë, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Himarë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Mirditë, Kurbin, Delvinë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Has, Poliçan, nga 1 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Bulqizë, Roskovec, Selenicë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Dimal, Skrapar.

 

 

Janë 6,030 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

 

 

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Lezha 78 vjeç.

 

 

Janë shëruar 448 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 278,440 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 290

Të shëruar në 24 orë 448

Të shtruar në spitale 34

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 766

Testime totale 1,866,191

Raste pozitive 287,984

Raste të shëruara 278,440

Raste Aktive 6,030

Humbje jete 3,514

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,630

Fier 427

Durrës 430

Vlorë 356

Shkodër 246

Berat 225

Elbasan 211

Gjirokastër 170

Lezhë 142

Korçë 94

Dibër 69

Kukës 30

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re