Një anketë e kryer në SHBA zbuloi se shumica e opinionit publik kanë dyshime mbi përshtatshmërinë e presidentit Joe Biden për të udhëhequr qeverinë dhe se mbështetja publike për kreun aktual të vendit ka rënë në 38 për qind.

Universiteti Quinnipiac anketoi 1.326 të rritur në periudhën 1-4 tetor, prej të cilëve 38 për qind kanë thënë se mbështesnin Biden-in, kurse 53 për qind nuk e mbështesnin atë.

Duke marrë parasysh që 42 për qind e të anketuarve mbështetën presidentin Biden në anketën e kryer nga i njëjti universitet muajin e kaluar, mbështetja publike për të ka rënë me 4 pikë.

Nga ana tjetër, shumica e të anketuarve thanë se Biden nuk është i kualifikuar për të udhëhequr qeverinë.

Normat e mbështetjes publike për Biden-in, të cilat ishin mbi 50 për qind, filluan të bien veçanërisht pas vendimit për t’u tërhequr nga Afganistani në gusht. Thuhet se në këtë rënie kanë ndikuar edhe strategjia e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit (COVID-19) dhe politikat e migrimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re