Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një 40-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se shtetasi me inicialet E.B ka qenë punonjës i një kompanie interneti, ndërkohë që është dërguar me urgjencë drejt spitalit, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë lidhur me ngjarjen:

Më datë 08.08.2020, rreth orës 11:00, tek varrezat e Sharres, duke bërë një lidhje të internetit ka rënë në kontakt me energjine elektrike shtetasi E.B., rreth 40 vjeç, punonjës i një kompanie interneti, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re