Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Korçë, pasi është kapur në flagrancë teksa qarkullonte me automjetin e tij me armë zjarri tip pistoletë pa leje.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 59-vjeçari konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe shtetasi që i ka shitur armën atij.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, 2 automjete dhe 1 celular. Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re