Një 55-vjeçare në Tiranë ka ndërruar jetë pasi ka rëndë nga lartësia.

Burime policore bëjnë me dije se 55-vjeçarja A.M., dyshohet se ka rënë nga kati i 5-të i pallatit ku banonte rreth orës 17:30, në rrugën “Komuna e Parisit”.

Si pasojë e plagëve të marra gruaja ka humbur jetë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re