TIRANE– Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një i moshuar ka rënë aksidentalisht nga kati i 6-të i pallatit. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në rrugën “Eshref Frasheri”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet F.S., 90 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISËMë datë 25.06.2018, rreth orës 04:00, në rrugën “Eshref Frasheri”, nga kati i 6- të i banesës dyshohet të ketë rënë aksidentalisht nga lartësia, shtetasi F. S., 90 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re