Një 58-vjeçar ka humbur jetën në Lushnje pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës së tij. Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është A. T., 58 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo” të qytetit, ku 58-vjeçari dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë ku banonte.

“Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,” thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re