Skip to content

Bie nga lartësia gjatë punës në ndërtim, ndërron jetë tragjikisht shqiptari në Mykonos

Një punonjës shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht këtë të enjte në Mykonos. Raportohet se 49-vjeçari ka rënë nga lartësia teksa punonte. Trupi i pajetë është gjetur nga djali i të ndjerit, i cili punonte me të. Mësohet se ai ka ndërruar jetë menjëherë pas rënies nga lartësia, duke mos iu mbijetuar plagëve të marra.

 

Mediat helenase shkruajnë se prej 2 vitesh, 49-vjeçari shqiptar ishte zhvendosur në ishullin grek së bashku me familjen e tij. Ai ishte emigrant i paligjshëm në Greqi dhe në momentin e ngjarjes po kryente punime ndërtimore në një ndërtesë në Mykonos.