Një 53-vjeçar ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jete. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Pezës” në kryeqytet.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re