Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brindisi mëngjesin e së dielës. Një 28-vjeçar shqiptar ka vdekur pasi ka rënë nga maja e një monumenti në këtë qytet.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, 28-vjeçari ra nga Monumento di Marinaio, një simbol për qytetin e Brindisi-t. Një tragjedi e vërtetë që ndodhi rreth orës 11:30 të së dielës dhe që u dëshmua nga shumë persona, madje edhe fëmijë.

Një ambulancë mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, por i riu shqiptar kishte ndërruar menjëherë jetë. Policia po mundohet që të hedhë dritë në lidhje me këtë ngjarje tragjike.

Deri më tani janë të paqarta shkaqet e vdekjes dhe dinamika se çfarë ndodhi. Po ashtu nuk dihet nëse i riu ka kryer vetëvrasje apo ka rënë aksidentalisht.

Një ngjarje e ngjashme tragjike ka ndodhur edhe një herë tjetër disa vite më parë në të njëjtin vend.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë