Skip to content

Bie nga shkallët, humb jetën një person

 

Një person ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Një qytetar, ende i pa identifikuar, është rrëzuar nga shkallët e një objekti privat në qendër të qytetit.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca. I plagosur është dërguar fillimisht në spitalin qytetit, më pas është nisur drejt Elbasanit. Fatkeqësisht qytetari ka humbur jetën rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë. Ndërkohë, dëshmitarë kanë treguar se personi ka qenë duke zbritur shkallët dhe është rrëzuar menjëherë.