Në kryeqytetin hungarez Budapest, niveli i ujit të Danubit shënoi një rekord të ulët mbas 71-vite, .

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Ujërave në Hungari, thellësia e ujit të lumit Danub ka rënë në 43-44 centimetra në kryeqytetin e Budapestit për shkak të thatësirës që ka vazhduar që nga gushti.

Për shkak të rënies së nivelit të ujit në lumin Danub, është ndaluar kalimi i anijeve të mallrave. Rënie të nivelit të ujit në Danub në përmasa shqetësuese kishte ndodhur më 6 nëntor 1946, ku niveli kishte rënë në 51 centimetra, gjithashtu për shkak të thatsirave. Për gjendjen e lumit Danub priten raporte të reja në ditët në vijim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re