Edhe pse Shqipëria ka një terren të përshtatshëm për të zhvilluar blegtorinë, sektori nuk po gjallëron më ritmet që duhet përkundrazi bizneset e fushës kanë hyrë në një cikël mbijetese për shkak të mosfunksionimit të zinxhirit dhe kostove të larta.

Në zonën e Dumrese në bashkinë e Belshit pavarësisht terrenit të përshtatshëm dhe fushave të gjelbërta fermerët kanë hequr dorë nga krerët e imëta të trasha. Në zonë nuk ka më shumë se 5 lopë. Sipas banorëve lëvizjet demografike, por dhe rritja e çmimeve për të punuar tokën dhe i plehrave ka bërë që ata të heqin dorë nga gjëja e gjalle.

“Numri i bagëtive ka rënë për shkak të emigracionit, gjithë rinia po ikën. Janë në Gjermani, kudo. Vetëm ne pleqtë po punojmë, i hoqa se nuk i mbaja dot”, tha një banor i fshatit.

“Në fshat janë 100 shtëpi vetëm 5 lopë janë, të tjerat janë shitur. Vetëm pleq kanë mbetur këtu”, u shpreh një i moshuar.

Rënia e numrit të bagëtive ka krijuar vështirësi për baxhot e përpunimit të qumështit. Nëse dikur këto biznese e siguronin bazën e parë lehtësisht në zonë tashmë u duhet ti drejtohen bashkive të tjera.

“Qumësht ka në sasi të vogla pasi ka rënë numri i blektorisë. Në krahasim me vitet e tjera grumbulloj gjysmë për gjysmë sasinë e qumështit. Nuk ka as njerëz dhe ska interes nga fermerët që nuk marrin as subvencion, asgjë”, tha një baxho.

Rënia e numrit të bagëtive të imëta dhe të trasha është reflektuar edhe në rritjen e cmimit te qumështit dhe nënprodukteve të tij në treg.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re