Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e rasteve të reja me Covid dhe viktimave nga Covid.

 

Sipas Ministrisë, janë kryer 1,289 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 95 qytetarë.  Ndërkohë në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv.

 

“Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,289 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 95 qytetarë, në këto bashki: 37 në Tiranë, 9 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Shkodër, Mirditë, Berat, Skrapar, 2 në Lezhë, Kurbin, Durrës, Rroskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Devoll, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Tropojë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Elbasan.

Janë 1,747 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 64-vjeç dhe një qytetar nga Shkodra 84-vjeç.Janë shëruar 396 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,697 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (03 Mars 2022)Raste të reja ditore 95Të shëruar në 24 orë 396Të shtruar në spitale 45Humbje jete në 24 orë 2Testime ditore 1,289

Testime totale 1,748,195Raste pozitive 271,920Raste të shëruara 266,697Raste Aktive 1,747Humbje jete 3,476

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 493Fier 265Elbasan 166Vlorë 149Lezhë 182Kukës 114Berat 104Shkodër 91Durrës 75Gjirokastër 58Korçë 43Dibër 7″

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re