Bie numri i personave të infektar me Covid gjatë 24 orëve të fundit ndërsa nëntë qytetarë nuk kanë mundur t’i mbiejtojnë sëmundjes.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 2,569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë, në këto bashki: 109 në Tiranë, 10 në Fier, 7 në Durrës, Kamëz, Vlorë, Berat, 6 në Lushnje, Mallakastër, 5 në Kukës, 4 në Lezhë, Kurbin, Krujë, Peqin, 3 në Gjirokastër, 2 në Përmet, 1 në Shkodër, Mirditë, Kavajë, Bulqizë, Delvinë, Finiq, Tepelenë, Skrapar, Poliçan, Gramsh.Janë 6,952 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi 46 vjeç, 1 qytetar nga Mirdita 48 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 69 vjeç, 1 qytetar nga Korça 73 vjeç dhe 1 qytetar nga Kruja 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,434 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Tetor 2021)Raste të reja ditore 195Të shëruar në 24 orë 347Të shtruar në spitale 161Humbje jete në 24 orë 9Testime ditore 2,569

Testime totale 1,240,204Raste pozitive 175,163Raste të shëruara 165,434Raste Aktive 6,952Humbje jete 2,777

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3060Durrës 824Fier 691Shkodër 559Vlorë 345Elbasan 342Lezhë 269Berat 237Gjirokastër 214Kukës 159Korçë 136Dibër 116

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re