Në kirurgjinë e përgjithshme në QSUT kryhen rreth 10 operacione në ditë, 20% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shefi i kirurgjisë Arben Gjata shprehet se parësore janë ndërhyrjet për pacinentët me kancer.

 

ARBEN GJATA

SHERBIMI I KIRURGJISE, QSUT

“Ne vazhdojme me operacione te planifikuara. Jemi të përqendruar kryesisht në kirurgjine e rasteve malinje, pra e kancerit, që eshte bëre në mënyrë rutinë. Nderkohë kemi vazhduar edhe me operacionet e zakonshme me patologjitë e tjera.  Kryejmë një numër rreth 15-20% me pak se një vit me parë.  Nga 8 deri në 10 operacione në ditë, ndersa vjet 12-13 operacione.”

 

 

Sa i përket situatës aktuale të shkaktuar nga pandemia, Gjata pohon se 3 muajt e ardhshëm do të jenë sfidë për sistemin shëndetsor, ndërsa nuk përjashton mundësinë e një izolimi të dytë.

 

“Është një situatë kritike në fakt.  Kemi numra të lartë dhe nëse do kemi rritje të numrit dhe mbingarkesë duke shikuar për të dalë nga kapacitetet spitalore, natyrisht mund të kemi edhe nje karantine të dytë, askush nuk mund ta parashikojë.  Jemi të bindur që jemi para 3 muajve që do të përbëjnë sfidën më të madhe që ka kaluar ndonjëherë shërbimi mjekësor shqiptar në të gjithë historinë e tij.”

 

Urgjencat kirurgjikale u zhvendosën në spitalin universitar të traumës më 20 mars, në mënyrë  që ambinetet e ish-kirurgjisë të ktheheshin në spitalin covid 3 ku po trajtohen aktualisht të infektuarit që janë drejt përmirësimit.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re