Në Itali numri i personave të infektuar me Covid-19 ka ardhur në rënie.

Në 24 orët e fundit raportohet se 28.337 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që janë kryer 188.747 tamponë.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar që nga fillimi i pandemisë është 1,408,868.

Sakaq numri i viktimave në 24 orët e fundit është 562persona, ndërsa dje ishin 692, por gjithsej në vend janë regjistruar 49,823 vdekje.

Dje ka pasur 34,767 raste të reja me 237,225 tamponë, 692 viktima. Shkalla pozitive për tamponët rritet në 15,01% (+ 0,4%).

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re