Në 24 orët e fundit në Itali kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 566 persona. Bilanci vazhdon të mbetet tragjik ndërsa rezulton se të hënën kanë humbur jetë 135 persona më shumë se të dielën. Ndërsa, numri total i viktimave në vend shkon në 20,465.

Ndërsa, numri i personave që rezultuan pozitivë për Covid-19 në vend rezulton të jetë 3153, 939 më pak se shifrat e djeshme. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 159,516. Nga numri i përgjithshëm, 103,616 raste rezultojnë aktive. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re