Gjatë 24 orëve të fundit në qytetin e Durrësit kanë rezultuar pozitivë 4 raste të reja me COVID-19.
Bëhet e ditur që 2 nga të infektuarit ndodhen në qytet, ndërsa 2 të tjerat janë kontakte të rastit të Sukthit.

Prej disa ditësh numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë ka pësuar rritje të ndjeshme. Për sa i përket Durrësit numri i të prekurve ka pësuar rënie nga dita e djeshme përgjatë të cilës u identifikuan 6 raste të reja. Aktualisht numri i rasteve aktive në Durrës është 132.

Kurba e të prekurve me Covid është rritur javët e fundit duke arritur kulmin e saj tre ditë më parë ku u regjistruan 82 raste të reja brenda 24 orëve. Numri i personave që kanë ndëruar jetë në vendin tonë është 41 ku vetëm gjatë ditës së djeshme u shënuan 3 viktima. Situata shfaqet shqetësuese dhe në rrethin e Tiranës, Krujës dhe Shkodrës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re