Në SHBA është zvogëluar besueshmëria ndaj Papa Françeskut, liderit shpirtëror të Kishës Katolike, e cila së fundmi është tronditur nga skandalet e abuzimeve seksuale, ka treguar një anketë.

Anketa e realizuar nga Qendra e Hulumtimeve Pew ka treguar se besueshmëria ndaj apës në SHBA është zvogëluar në mesin e katolikëve për shkak të qëndrimit të tij ndaj skandaleve të abuzimit seksual.

Sipas anketës, gjashtë nga dhjetë katolikë janë shprehur se përpjekjet e Papa Françeskut kundër abuzimeve seksuale janë të pamjaftueshme, ndërsa vetëm tre nga dhjetë kanë shprehur pëlqim për luftën e tij kundër kësaj dukurie.

Papa Françesku ka pësuar rënie të popullaritetit më së shumti në mesin e meshkujve sesa te femrat, tregoi anketa.

Ndryshe, Kisha Katolike, nën të cilën veprojnë qindra klerikë në shumë shtete të botës, është përfshirë nga një sërë skandalesh të abuzimit seksual posaçërisht ndaj fëmijëve, transmeton aa.

Në vitin 2014, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) publikoi një raport në lidhje me abuzimet e kishës ndaj fëmijëve. Raporti kishte akuzuar Vatikanin se ka fshehur rastet e abuzimeve të shumë priftërinjve dhe në këtë mënyrë ka shpërfillur viktimizimin e dhjetra mijëra fëmijëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re