Shitja e armëve dhe pajisjeve ushtarake gjermane ka rënë për 23 për qind në vitin 2018, krahasuar me vitin paraprak, .

Ministria e Ekonomisë dhe Energjisë të Gjermanisë, në përgjigjen e pyetjes së deputetit Omid Nouripour nga Partia e Gjelbër, theksoi se Qeveria Gjermane në vitin e kaluar miratoi shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake në vlerë prej 4,8 miliardë euro, që është për 23 për qind më pak krahasuar me vitin 2017.

Gjermania, siç shkruan AA, në vitin 2015 theu rekrod në eksportin e armëve duke arritur vlerën 7,8 miliard:e euro.

Qeveria gjermane në fund të vitit të kaluar solli vendimin për pezullimin e shitjes të armëve Arabisë Saudite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re