Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka reaguar në lidhje me lajmin se ka rënë sistemi i shërbimeve elektorike të noterëve dhe për pasojë është humbur aksesi në verfikimit e të dhënave.

AKSHI bën me dije se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk ka asnjë përgjëgjësi për funksionimin e sistemit të notereve, duke qenë se nuk është sistem i AKSHI.

“Lidhur me një lajm të rremë të publikuar sot në një televizion informativ, ku aludohet se “ka rënë sistemi i AKSHI për shërbimet elektronike të noterëve”, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dëshiron të informojë opinionin publik se AKSHI nuk ka asnjë përgjëgjësi për funksionimin e sistemit të notereve, duke qenë se nuk është sistem i AKSHI.

Ndërkaq, gjejmë rastin të ftojmë qytetarët të vazhdojnë të përdorin qindra shërbimet online që ofron platforma e-Albania, me vetëm një klik.”-njofton AKSHI.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re