Bie sistemi në të gjitha pikat e kalimit kufitar të juglindjes me Maqedonine e Veriut.

 

Prej ores 06:00 te mengjesit të sotem dhjetra mjete kanë mbetur të bllokuara në doganen e Qafë-Thanës për shkak të një defekti në sistemin e përpunimit të të dhenave të palës maqedonase.

 

Fluksi me i lartë i mjeteve është në dalje nga territori ynë.

 

Pala maqedonase po punon manualisht prej mëngjesit, cfare ka krijuar vonesa dhe radhe në kufi.

 

E njejta situata është edhe në piken e kalimit kufitar të Tushemishtit dhe Gorricës. Autoritetet e Kufirit ende nuk kanë njoftim nga pala maqedonase se kur pritet të riparohet defekti në sistem.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re