Vaksinimi i detyrueshëm kundër fruthit ka rënë në mënyrë të vazhdueshme gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, mbulesa vaksinave e fruthit, rubeolës dhe parotitit në vitin 2020 zbriti në 94% ndërsa në vitin 2021 kjo vaksinë është ulur në 92%, nga 96 % që ishte para pandemisë.

 

Ky refuzim i vaksinimit të fëmijëve, sipas bluzave të bardha është ndikuar edhe nga bindjet e gabuara të prindërve.

 

SONILA BRATI

 

MJEKE PEDIATRE

 

“Gjatë pandemisë ka pasur një rënie të vaksinimit të fruthit për shkak të shumë arsyeve dhe faktorëve, si frika, fakti që mendonin që vaksina duhej shtyer. Përveç pandemisë prindërit shqiptarë kanë një tendencë që vaksinën e fruthit ta shtyjnë, pasi e lidhin me çështjen e autizmit. Gjë e cila është një hipotezë e pavërtertuar shkencërisht”.

 

Vaksina e përbashkët, fruth, rubeolë, parotit administrohet me dy doza, injeksioni i parë kryhet në moshën 1 vjeç dhe e dyta në 5 vjeç. Ndaj mjekët u bëjnë apel prindërve të vaksinojnë fëmijët sepse rreziku nëse bien në kontakt me këtë sëmundje infektive është i madh, madje vdekjeprurës.

 

SONILA BRATI

 

MJEKE PEDIATRE

 

“Është një vaksinë që duhet bërë pasi përveç se na mbron nga tre sëmundje infektive, por ka një mbrojtje gjatë  gjithë jetës. Ne e mbrojmë nga një patologji që në rast se nuk vaksinohesh mund të jetë fatale për jetën. Prindërit nuk duhet të refuzojnë dhe guxojnë të mos vaksinojnë fëmijët e tyre.”

 

Në raportin e fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur  alarmin se kjo sëmundje po kthehet në një rrezik global. Afro 40 milionë fëmijë humbën  një dozë të vaksinës së fruthit gjatë viti 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re