Reshjet e shiut kanë nisur të shkaktojnë probleme edhe në zonën e
Beratit. Në rrugën Berat-Çorovodë gjatë ditës, në vende të ndryshme kanë
rënë gurë.

Për këtë arsye, lëvizja e mjeteve është vështirësuar edhe pse ekipet e
emergjencave kanë dalë në terren.

Sipas Prefektit të Beratit, dy janë zonat që konsiderohen problematike.

Lagjia “Dafinat” në Urën-Vajgurore ku banesat janë në shtratin e lumit
Osum si dhe ajo e Postobllokut në Kuçovë.

Banorët janë lajmëruar dhe shumë prej tyre janë larguar nga zona e
rrezikut. Prefekti ka thënë se në terren kanë dalë edhe ekipet e
ushtrisë dhe situta është në kontroll.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re