Dy persona kanë rënë në një pus uji në Lofkënd të Mallakastrës.

 

Mësohet se ata kanë hyrë në pus për ta pastruar, dhe kanë rënë brenda tij. Është kërkuar ndihma e zjarrfikësve për t’i nxjerrë nga pusi.

 

“Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re