Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 2008 testime, kanë rezultuar 218 qytetarë të infektuar.

Ndërkohë në 24 orëtt e fundit janë shënuar 9 humbje jete dhe 252 të shëruar në 24 orët e fundit.

 

 

Janë kryer 2008 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 218 qytetarë, në këto bashki: 97 qytetarë në Tiranë, 13 në Berat, 11 në Fier, 9 në Lushnje, Gjirokastër, 8 në Belsh, 6 në Kurbin, 5 në Lezhë, Mallakastër, Vlorë, Përmet, 4 në Krujë, Kamëz, Sarandë, Tepelenë, 3 në Mirditë, Korçë, 2 në Has, Selenicë, Elbasan, Skrapar, Gramsh, 1 në Shkodër, Kukës, Durrës, Kavajë, Rroskovec, Delvinë, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Peqin, Librazhd.

 

Janë 7,993 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar nga Shkodra 56 vjeç, tre qytetarë nga Tiranan 63-83 vjeç, një qytetar 74 vjeç nga Përmeti, dy qytetarë nga Fier 78 dhe 87 vjeç, një qyetetar nga Lushnja 79 vjeç dhe një qytetar nga Korça 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

 

Janë shëruar 252 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185,569 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 218Të shëruar në 24 orë 252Të shtruar në spitale 155Humbje jete në 24 orë 9Testime ditore 2008

Testime totale 1,372,360Raste pozitive 196,611Raste të shëruara 185,569Raste Aktive 7,993Humbje jete 3,049

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,267Fier 684Gjirokastër 543Berat 471Shkodër 444Durrës 387Elbasan 377Vlorë 286Korçë 226Lezhë 171Dibër 73Kukës 64

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re