Skip to content

Bilanc i frikshëm/ Shkon në 18 numri i të vdekurve

Ka shkuar në 18 numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

 

Sipas burimeve të prefekturës Durrës, janë nxjerrë nga rrënojat dhe trupat e pajetë të dy personave të tjerë.

 

Deri më tani 12 persona kanë humbur jetën në Durrës, 5 Thumanë dhe 1 në Kurbin.

 

Ndërkohë nga ana tjetër raportohet për më shumë se 600 të plagosur.