Anila Bërdaku, 42 vjeçe, ka humbur jetën fatkeqësisht mbrëmjen e djeshme teksa transportohej me ambulancën e Krujës drejt kryeqytetit.

Një aksident i fortë u regjistrua pak pas mesnate në rrugën e Rinasit, ku u përfshinë ambulanca e Krujës dhe një mjet tip Golf 5.

Për pasojë ka humbur jetën pacientja në ambulancë dhe janë plagosur rëndë infermieri me inicialet A.B., 30 vjeç, infermieri i ambulancës, M.B., 32 vjeçe, e cila ndodhej ne ambulancë, si edhe shtetasi me inicialet Y.G., 22 vjeç. pasagjer në Golf 5.

Njoftimi i policise

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e “Rinasit”, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re