Policia e Lushnjes ka dhënë njoftimin zyrtar për sherrin mes të afërmve në Lushnje, ku dy vëllezër kanë qëlluar me armë drejt një familje, duke vrarë një prej djemve, e duke plagosur babanë e tij si dhe dy vëllezër të tjerë.

I vrarë ka mbetur shtetasi Romeo Hasalla, ndërkohë që të plagosur kanë mbetur babai Shuaip Hasalla dhe dy vëllezërit Emiljano Hasalla dhe Laert Hasalla.

Policia ka shpallur në kërkim dy autorët, vëllesërit Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër).

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re