Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 4 pacientë. Sipas mediave vendase, katër pacientët e infektuar kanë humbur jetën në Klinikën Infektive në Shkup.

Ky është bilanci më tragjik brenda 24 orëve i numrit të të vdekurve nga Covid-19 në Maqedoni. Me viktimat e fundit numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi shkon në 38.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re