Ditën e sotme Spanja ka raportuar 832 vdekje nga Covid-19 brenda 24 orëve duke e çuar numrin total të të vdekurve në të gjithë territorin spanjoll në 5.690.

Ministria Shëndetësisë në Sanjë gjithashtu tha se janë regjistruar edhe 8189 infeksione të reja të konfirmuara nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve në Spanjë tani ka arritur në 72,248.

Spanja është vendi i dytë në botë për numrin e viktimave nga Covid-19, dhe renditet e katërta për personat e infektuar.

Kujtojmë që Spanja sa i përket shifrave të të vdekurve po ngjason me Italinë e cila javën e kaluar çdo ditë e më tepër shënonte rritje të bilancit të vitkimave, ku dje shokoi botën pasi u regjistruan rreth 969 persona të vdeur nga COVID-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re