Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e kësaj të mërkure në Maqedoninë e Veriut. 13 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik, pasi autobuzi me të cilin po udhëtonin nga Shkupi drejt Tetovës,  u përmbys në fshatin Llaskarcw.

 

Mediat e vendit fqinj raportojnë se numri i të plagosurve është i lartë. 5 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën, mes tyre edhe një grua shtatëzë.

 

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalet e Shkupit, ndërsa dhjetra familjarë e qytetarë, presin mes ankthit përgjigjen e personelit mjekësor për të afërmit e tyre.

 

Edhe pse identiteti i viktimave nuk është konfirmuar ende, autoritetet thonë se ata janë shqiptarë të Gostivarit. Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se viktimat e të plagosurit, punonjës në administratë e studentë, ishin nisur nga Shkupi për në shtëpitë e tyre. Transporti realizohej përmes një linje të një agjensie shqiptare udhëtimesh.

 

Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu si dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe janë pranë familjarëve të viktimave.

 

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ishte një difekt teknik në gomat e automjetit ai që shkaktoi aksidentin tragjik. Për pasojë, autobusi me targa të Gostivarit, ka kaluar në krahun e kundërt të aksit rrugor duke u përplasur me bordurën e hekurt, e më pas është përmbysur.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re