Nga Enkelejda Mema

Pas thuajse 10 orësh, është mbyllur dita e parë e mbledhjes që kryeministri Edi Rama zhvilloi me ministrat, drejtuesit e Partisë Socialiste dhe insistucioneve publike.

Përgjatë gjithë ditës, kryeçështjet ishin objektivat e qeverisë, parlamentit dhe Partisë Socialiste për vitin 2024.

Nga ministrat, drejtuesit kryesorë të shumicës socialiste në parlament dhe partisë bënë një bilanc të arritjeve dhe  mosarritjeve të vitit që lamë pas.

Nga diskutimet e bëra, kryeministri Edi Rama i përcaktoi secilit sektor objektivat që duhet të përmbushë. në qendër të diskutimeve ishte edhe prezantimi i sfidave të administratës publike, shërbimeve dhe inovacionit për muajt ne vijim.

Theksi u vendos te shfrytëzimi i inteligjencës artificiale për zbatimin e disa reformave.

Të mërkurën, Edi Rama do të ketë një mbledhje të posaçme të qeverisë. Vendimet e saj do t’i bëjë publike për mediat në mbyllje të saj.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re