Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 21 persona në Berat ku mes tyre janë nxënës, mësues , studentë dhe punojnë në qendrat spitalore dhe nëpër bizneset e qytetit.  Konkretisht kanë rezultuar pozitiv 2 mësues në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat, 3 mësues në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urë-Vajgurore, 2 mësues në shkollën e mesme “Muhamerr Janina” në Urë-Vajgurore, 3 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Mbrakull,  dhe 2 mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Karkanjoz në Berat. Ndërsa nga nxënësit të infektuar kanë rezultuar 1  në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat, 6 nxënës në gjimnazin “5 Tetori” në Kuçovë, dhe 2 student.

Sipas të dhënave bëhet e ditur për “Faxweb” se 2 infermier në Qendrën Shëndetësore të fshatit Mbrakull në Poliçan kanë rezultuar pozitivë.

Ndërsa thekohet se 2 punonjëse në Big Market dhe 7 punonjëse në tre fasoneri që operojnë në Berat janë infektuar me Covid-19. Në të gjithë qarkun e Beratit janë konstatuar 72 raste në total .

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re