Maqedonia e Veriut vijon të përballet me shifra të larta të infeksioneve nga koronavirusi ndqërsa mediat vendase raportojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 126 qytetarë pozitiv nga testi për Covid-19.

Ndërkohë, deri tani numri i personave që rezultojnë me COVID-19 në total ka shkuar në 6334. Gjithashtu 4 persona nuk kanë arritur të mbijetojnë dot gjatë këtyre 24 orëve. Numri i përgjithshëm i viktimave në shtetin fqinj  ka shkuar në 302, prej të cilëve 171 kanë humbur jetën gjatë muajit qershor.

Në spitalet e e vendit, po kurohen 403 persona, ndërsa prej ditësh është ngritur alarmi për mbipopullim të tyre.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re