Më shumë se 5,158,750 raste infektimi dhe 335,538 të vdekur u regjistruan sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i pandemisë.

Ndër këto raste, të paktën 1,937,200 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 5784 vdekje të reja dhe 109 329 raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1627 Brazili me 1188 dhe Spanja me 688.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82,971 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78,255 të shëruar. Katër raste të reja infektimi u njoftuan midis të enjtes dhe të premtes.

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1,590,225 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 95 490 vdekje dhe 298,418 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 36,393 vdekje për 254,195 raste, Italia me 32,616 vdekje për 228,658 raste Spanja me 28 628 vdekje për 234,824 raste dhe Franca me 28,289 të vdekur për 182,219 raste.

Europa – 1,984,377 raste (172,353 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 1,672,638 raste (101,814 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 651,198 raste (36,007 viktima).

Azia – 414,682 raste (13,498 viktima).

Lindja e Mesme – 325,644 raste (8606 viktima).

Afrika – 101,775 raste (3131 viktima).

Oqeania – 8440 raste (129 viktima).

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re