Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 914 teste për COVID dhe rezultuan pozitivë 44 qytetarë.

 

Fatmirësisht nuk është raportuar asnjë humbje jete.

 

Ndërkaq 93 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Sipas MSH, aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 914 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 44 qytetarë, në këto bashki:20 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Lushnje, Elbasan, 2 në Shkodër, Durrës, Himarë, Përmet, Tepelenë, 1 në Patos, Sarandë, Skrapar, Gramsh.Janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 93 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,710 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Maj 2022)

Raste të reja ditore 44Të shëruar në 24 orë 93Të shtruar në spitale 8Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 914

Testime totale 1,814,203Raste pozitive 275,416Raste të shëruara 271,710Raste Aktive 209Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 116Fier 27Vlorë 19Shkodër 10Lezhë 8Elbasan 8Korçë 6Gjirokastër 6Durrës 4Berat 3

Kukës 2

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re