Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë realizuar 406 teste për COVID, prej të cilëve gjashtë qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

 

Sipas MSH nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa 34 qytetarë janë shëruar. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.

 

“Informacion-Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

 

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

 

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anticovid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 407 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në këto bashki:3 qytetarë në Tiranë, 1 në Fier, Delvinë, Vlorë.Janë 258 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,617 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Maj 2022)

Raste të reja ditore 6Të shëruar në 24 orë 34Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 407

Testime totale 1,813,289Raste pozitive 275,372Raste të shëruara 271,617Raste Aktive 258Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 168Fier 26Vlorë 22Shkodër 8Durrës 8Lezhë 8Korçë 6Elbasan 5Berat 3Kukës 2Gjirokastër 2

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re